Presidenti i Kolumbisë akuzon SHBA për presion ndaj Venezuelës për naftën

Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, në një intervistë për CNND, deklaron se fushata e presionit amerikan ndaj Venezuelës ka në qendër interesat për naftën, dhe jo luftën kundër trafikut të drogës. Ai akuzoi administratën Trump për imperializëm dhe përpjekje për të kontrolluar burimet energjetike të rajonit. Petro thotë se Venezuela nuk është prodhues kryesor i drogës dhe se argumentet e SHBA-së janë justifikim politik.

Ndërsa aktiviteti ushtarak amerikan rritet në Karaibe dhe Paqësor, presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, pretendon se qëllimi i vërtetë i Shtëpisë së Bardhë është nafta venezueliane.

Petro thotë se rezervat e Venezuelës të cilat konsiderohen më të mëdhatë në botë janë arsyeja e presionit të Washingtonit. Sipas tij, beteja politike nuk ka të bëjë me demokracinë, e as me luftën kundër drogës.

“Nafta është në zemër të çështjes’, deklaroi ai për CNN, duke shtuar se presidenti Donald Trump nuk po mendon as për demokratizimin e Venezuelës.

Petro thotë se vetëm një pjesë e vogël e tregtisë globale të drogës kalon nga Venezuela, ndërkohë që Kolumbia mbetet prodhuesi kryesor i kokainës në botë. Raportet e OKB-së e konfirmojnë këtë.”

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Bogotás po tensionohen. Administrata Trump i vendosi sanksione Petros dhe e akuzoi për rol në trafikun global të drogës. Presidenti kolumbian e quajti akuzën politike dhe të pavërtetë.”

I pyetur për popullin amerikan, Petro u bëri thirrje ushtarëve të mos përfshihen në shtypje. Sipas tij, marrëdhëniet mes dy vendeve janë të forta, por tensionet lidhen vetëm me administratën dhe jo me popujt.

Debati për naftën, demokracinë dhe trafikimin e drogës po e tensionon Amerikën Latine dhe po vendos Venezuela në qendër të një loje të madhe gjeopolitike.