VIDEO/ ATENTAT “JULIT TË PASHAKOS”! Tre persona qëlluan drejt makinës në lëvizje, pl*goset Julian Sino
Detaje të reja dalin nga ngjarja në Lushnjë, ku tre persona raportohet se qëlluan me armë zjarri drejt një makine në lëvizje.
Nga atentati raportohet se i plagosur ka mbetur Julian Sulo, i njohur dhe si Juli i Pashakos, ndersa ende nuk dihet kush janë autorët e ngjarjes.
Të shtënat u regjistruan në afërsi të kthesës së spitalit, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje.
Përveç makinës së autorëve edhe mjeti që ka qenë në shënjestër është larguar nga vendi i ngjarjes.
Pak pas kësaj ngjarjeje në fshatin Lifaj, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet e autorëve.
Kush është Julian Sulo?

Julian Sulo njihet ndryshe si Juli Pashakos, i cili është një emër i njohur për policinë e shtetit. Juli i Pashakos” nga të gjithë njihet si një nga kundërshtarët e betuar të Aldo Bares, pjesëtarit të bandës së Lushnjes.
Ai është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë.
Sulo ishte ndër të dyshuarit për atentatin ndaj Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit, miq të nipit të Aldo Bares, por ai para hetuesve deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me këtë krim.
Ndërsa më parë ndaj Sulos është bërë dhe një tentativë për ta vrarë, pasi ai është dhunuar fizikisht me leva, duke pësuar dëmtime të shumta, por autorët e këtij krimi nuk u zbardhën kurrë.

