Përplasen dy automjete në Lezhë, njëra përfundon në kanalin me ujë, dy të lënduar

Dy automjete janë përplasur pranë kryqëzimit të Rrilës përgjatë superstradës Lezhë-Milot.

Si pasojë e aksidentit njëri nga automjetet ka përfunduar i përmbysur në një kanal me ujë.

Të dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur, por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.