Plagosje në Tiranë/ Qëlloi me a*më zjarri 40-vjeçarin, autori ende në arrati

Një ngjarje me armë zjarri u regjistrua mbrëmjen e djeshme në rrugën “Ramadan Citaku” në kryeqytet, ku një 40-vjeçar u plagos në këmbë.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar i cili është shtetasi i identifikuar e iniciale F.F., 36 vjeç.

Sipas informacioneve nga blutë, mësohet se 36-vjeçari pas një konflikti me motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin 40-vjeçar M.J.

Aktualisht, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, autori i sulmit është ende në kërkim nga uniformat blu.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Plagosi me armë zjarri një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Vijojnë kontrollet intensive për kapjen e tij.

Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Jetës, mbrëmjen e djeshme, pas marrjes së njoftimit se në rrugën “Ramadan Citaku”, një shtetas kishte plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasin M. J., 40 vjeç, organizuan menjëherë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit F. F., 36 vjeç, i cili, pas një konflikti për motive të dobëta, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme, plagosi me armë zjarri në këmbë shtetasin M. J. Ky i fundit ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit F. F dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.