Pl*gosi 18-vjeçarin, shpallet në kërkim i riu

Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim një 19-vjeçar të identifikuar me inicialet E. R.

Sipas policisë, i riu dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës një 18-vjeçar, i cili ka marrë plagë të lehta dhe është dërguar për trajtim mjekësor.