VIDEO/ Elche ndalon Realin e Madridit

Elche i ben nje dhuratë çmuar Barcelonës në LaLiga, duke ndalur Realin e Madridit në ndeshjen e fundit të javës së 13-të kampionatit.

Dy herë kaluan në epërsi vendësit, por ‘Los Blancos’ barazuan po kaq herë falë golave të Huijsen dhe Bellingham. Reali u përpos deri në sekondat e fundit të shtesës për të marrë një fitore me përmbysje, por nuk ia foli të shënonte një gol të tretë.

Me rezultatin 2-2 u mbyll kjo ndeshje, me Barcelonën që tashmë ‘fërkon duart’, pasi diferenca me rivalët e përjetshëm është ngushtuar në vetëm një pikë (32/31). 

Golat

Ndodh befasia e madhe në stadiumin e Elche-s: nëminutën e 53-të, Aleix Febas (Elche) u hodh në aksion pas një pasimi të bukur nga German Valera dhe tregoi qetësi të jashtëzakonshme në zonë, duke goditur saktë në cepin e poshtëm djathtas, 1-0.

Kthehet baraspesha në minutën e 78-të: Dean Huijsen shënon pas një goditjeje këndi. Topi kaloi nëpër zonë deri te mbrojtësi i ‘Los Blancos’ që e dërgoi saktë topin në rrjetë, duke mposhtur portierin, 1-1.

Në minutën e 84', Alvaro Rodriguez kontrollon një pasim fantastik në kufijtë e zonës dhe godet fort drejt cepit të poshtëm majtas, duke rikthyer Elche-n në avantazh, 2-1

Kundërpërgjigjet pas tri minutash Jude Bllingham, që realizon pas pasimit të marrë nga Mbappe, 2-2.