Festë e ‘Djallit’ në derbin i Madoninna-s, Pulisic dhe Maignan heronjtë kuqezi

Milani e mposht 1-0 Interin në derbin e Milanos, duke u rikthyer te fitorja pas ndalesës ndaj Parmës dhe, mbi të gjitha, duke kaluar zikaltrit në vendin e dytë të renditjes, vetëm dy pikë larg Romës kryesuese.

Skuadra e Allegrit vuan për një kohë të gjatë intensitetin e ekipit të Chivu, shpëton në pjesën e parë falë pritjeve fantastike të Maignan dhe dy shtyllave të goditura nga kundërshtarët, ndërsa e zhbllokon ndeshjen në fillim të pjesës së dytë me një ndërhyrje vendimtare të zakonshme nga Pulisic.

Interi ka mundësinë e artë për të barazuar me një penallti të akorduar për faull të Pavlovic ndaj Thuram, por Calhanoglu mposhtet nga një Maignan heroik dhe rezultati nuk ndryshon më. Tani pesë skuadra ndodhen maksimumi tri pikë diferencë në krye të një kampionati më të hapur se kurrë.

Mbyllet pa gola pjesa e parë e derbit të Milanos, me Interin më të rrezikshëm në fazën sulmuese. Zikaltrit goditën dy herë shtyllën: fillimisht Thuram në minutën e 4-t, pas një pritjeje fantastike të Maignan, dhe më pas Lautaro Martinez në minutën e 37-t, me portierin kuqezi që devijoi topin në shtyllë.

Skuadra e Massimiliano Allegrit u mbrojt me disiplinë dhe kërkoi hapësira në kundërsulm, duke rrezikuar në fund me një goditje të fortë të Pulisic-it. Rezultati 0-0, por ritëm i lartë dhe emocione të shumta në “San Siro”.

Zhbllokohet më në fund derbi në minutën e 54-t: Alexis Saelemaekers (Milan) godet nga skaji i zonës drejt cepit të poshtëm majtas, por Yann Sommer bën një pritje të shkëlqyer për ta ndalur, mirëpo Christian Pulisic u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur, duke e shtyrë topin drejt rrjetës, 0-1.

Duket se nuk është mbrëmja e Interit: Në minutën e 74-t Maignan nuk lejon turkun Calhanoglu të shënojë nga pika e bardhë (Thuram fitoi një 11-metërsh pas ndërhyrjes së Pavlovic-it).