Lumi Vjosë rikthehet në shtratin e vet, normalizohet situata pas 4 ditësh përmbytje

Pas katër ditësh daljesh nga shtrati, lumi Vjosë është tërhequr plotësisht ditën e sotme, duke rikthyer situatën në normalitet.

Edhe në banesat dhe tokat bujqësore ku kishte prezencë uji, tashmë nuk ka më gjurmë përmbytjeje.

Sipas matjeve të fundit, niveli i Vjosës ka zbritur në 4 metra, duke larguar rrezikun e permbytjeve nga zonat përreth.