Egnatia 'shkatërron' Bylisin, shkëlqen Bakayoko me 4 gola. Teuta del me tre pikë nga transferta e Vorës
Egnatia ka arritur një fitore të rëndësishme në javën e 12 të Kategorisë Superiore.
Rrogozhinasit mundën me rezultatin 5-1 skuadrën e Bylisit.
Ylli i takimit ishte padyshim sulmuesi Bakayoko me katër golat e tij, ndërsa ballshiotët e nisën keq takimin pas kartonit të kuq të Kane në minutën e 17’.
Me këtë fitore, Egnatia vijon të qëndrojë në vendin e tretë me 22 pikë, ndërsa Bylisi në vendin e 7-të me 12 pikë.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër Teuta ka dalë me tre pikë të rëndësishme nga transfertën përballë Vorës, duke triumfuar me rezultatin 0-1 në një ndeshje të luftuar deri në fund.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 68-të nga Kotobelli, duke i siguruar skuadrës durrsake një fitore mjaft të vlefshme.
Falë këtij suksesi, Teuta pozicionohet momentalisht në vendin e katërt në renditje me 18 pikë.
