UNITED 250 MLN PAUNDË MERKATO/ Klubi synon një rindërtim të thellë të mesfushës! Pritet edhe largimi i Rashford, Casemiro dhe kapitenit Fernandes

Manchester United po planifikon një rindërtim të madh në mesfushë me tre blerje që mund të kushtojnë deri në 250 milionë paund, ndërsa klubi përgatitet të largojë Rashfordin, Casemiron dhe kapitenin Bruno Fernandes. Revolucioni i projektuar nga Ruben Amorim synon të ndryshojë fytyrën e djajve të kuq.

Manchester United po planifikon një merkato gjigante prej 250 milionë paundësh me tre blerje në mesfushë, teksa pritet edhe largimi i Rashford, Casemiro dhe kapitenit Fernandes.

Manchester United po përgatit një nga lëvizjet më të mëdha të merkatos së dimrit, me klubin që synon një rindërtim të thellë të mesfushës dhe plane konkrete për të afruar tre lojtarë të nivelit të lartë me një kosto totale që mund të arrijë deri në 250 milionë paund.

Trajneri Ruben Amorim e ka vlerësuar mesfushën si repartin që ka më shumë nevojë për ristrukturim dhe ka kërkuar afrimin e Adam Wharton nga Crystal Palace, Elliot Anderson nga Nottingham Forest dhe Carlos Baleba nga Brighton, treshen që ai i konsideron thelbësore për projektin e tij të ri në “Old Trafford”.

Megjithatë, blerja e tyre kërkon shifra shumë të larta, pasi Palace e vlerëson Wharton rreth 70 milionë paund, Forest kërkon rreth 80 milionë për Anderson, ndërsa Brighton vazhdon të ngulë këmbë për 100 milionë paund për Baleba.

Për të financuar këtë “super-operacion”, Manchester United planifikon largimin e disa emrave të rëndësishëm. Marcus Rashford pritet t’i bashkohet Barcelonës verën e ardhshme, Casemiro është drejt fundit të kontratës dhe klubi nuk synon rinovimin, ndërsa kapiteni Bruno Fernandes është futur në listën e lojtarëve që United është gati të zëvendësojë.

Këto largime do të lirojnë një hapësirë të konsiderueshme në buxhetin e pagave dhe do të hapin rrugën për blerjet e reja, edhe pse operacioni i plotë mund të zgjasë dy ose tre dritare merkatoje për shkak të kostos së lartë.