VIDEO/ Arbër Hoxha është i pandalshëm, shënon dopietë në fitoren 3-1 të Dinamos së Zagrebit

Arbër Hoxha ka gjetur golin e radhës me Dinamon e Zagrebit.

Sulmuesi i Kombëtares po kalon një sezon të shkëlqyer në Kroaci, ndërsa goli i tij i dha avantazhin e dyfishtë Dinamos kundër Varazdin.

Goli i parë i Hoxhës u shënua në minutën e 37-të, më pas llogaritë i mbylli në pjesën e dytë.

Për të tashmë janë pesë gola në kampionatin kroat, ndërsa ka asistuar edhe dy të tjerë.

Dinamo Zagreb vendoset 1 pikë pas Hajduk Splitit kryesues.

Këto të fundit ndërkohë duhet të luajnë ndeshjen e tyre për javën e 14-të.