Armando Broja tremb sërish, në ndeshjen ndaj Chelseat pëson një tjetër...
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2025, 16:43
Armando Broja u aktivizua sot në minutën e 72-të ndaj Chelseat.
Lojtarit i Bërnlit ishte pjesë e humbjes 0-2 ndaj ish-ekipit të tij, ndërsa lajm i mirë është se nuk ka shqetësim fizik.
Ishte minuta e 92-të, kur Broja pësoi një goditje nga Çalobah.
Sulmuesi i Kombëtares i trembi të gjithë, por asgjë nuk rezultoi serioze.
Broja vazhdoi lojën deri në fund.
Ishte minuta e 96-të madje, kur tentoi edhe golin.
Portieri i Çelsit priti pa problem.
