Situata në Novoselë/ Leskaj: Përmbytja natyrore bashkohet me paaftësinë dhe korrupsionin qeveritar
Deputeti demokrat, Bujar Leskaj ishte mbrëmjen e sotme në Novoselë të Vlorës, që pësoi përmbytje të shumta këtë javë për shkak të motit të keq.
Gjatë takimit me banorët e zonës, Leskaj u shpreh se ky është rasti kur përmbytjet natyrore bashkohen me paaftësinë dhe korrupsionin qeveritar.
Sipas deputetit, situata është kritike, ndërsa banorët shpresojnë që niveli i ujit të bjerë.
“Këtu bashkohet përmbytja natyrore me paaftësinë dhe korrupsionin qeveritar. Për vite me radhë nuk është përfunduar argjinatura e Vjosës, fondet për kullimet dhe kanalizimet vetëm janë abuzuar. Një pjesë e banorëve nuk kanë marrë ende dëmshpërblimet e shkaktuara nga përmbytjet e mëparshme. Situata sot është kritike dhe mbetet të shpresojmë që niveli i ujit të bjerë”,-tha Leskaj.
