TRANSPORTI DHE KOMUNIKIMI PRIORITET/ Samiti BE–Ballkani Perëndimor sjell marrëveshje kyçe për ekonominë e rajonit
Samiti “Plani i Rritjes, rruga jonë në BE" mes BE-së dhe Ballkani Perëndimor në Tiranë solli disa marrëveshje me rëndësi ekonomike për rajonin, mes tyre grantin 54 milionë euro të BE-së me Bankën Botërore për rritjen e sigurisë në rrugë dhe hekurudha. U nënshkrua gjithashtu marrëveshja për planin Roaming BE–Ballkan që pritet të hyjë në fuqi në 2026, si edhe prioritetet për transformimin e pikave kufitare në motorë ekonomikë.
Samiti mes BE dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor pati jo pak rëndësi për zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë dhe vendeve tl rajonit.
Në këtë kuadër, në Pallatin e Brigadave, BE nënshkroi grantin prej 54 milionë eurosh me Bankën Botërore për financimin e Ballkanit perëndimor për rritjen e sigurisë në rrugë e hekurudha, si një hapë drejt përafrimit me vendete e BE.
Me rëndësi të veçantë është marrëveshja për planin tarifor Roaming mes vendeve të Rajonit dhe atyre të BE që pritet të përfundojë në 2026, dhe që vjen si lehtësim për shqiptarët.
Rama: Bisedimet nisin qysh në fillim të 2026. Shqipëria do t’i përfundojë harmonizimin e plotë të acqui-ve, deri në prill 2026 do të jemi gati. Do të jetë suksesi ynë i radhës pas SEPA-s
Por jo me më pak rëndësi është ajo për pikat e kalimit kufitar, që do të shndërrohen në motorë ekonomikë e jo më pengesa.
Rama: Kemi rënë dakord me BE-të për 16 përparësi për vlerësimin për pikat kufitare, përfshirë 11 pikëkalime kufitare mjedis BE-së dhe Ballkan Perëndimor dhe 5 pikëkalime të CEFTA-s.
Për eurokomisioneren Kos, duhen shfrytëzuar këto 2 vite pëe avancim të BP në rrugën drejt Europës.
