Berisha reagon pas deklaratës së Ramës: Ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha me anë të një statusi në rrjetet sociale ka reaguar ndaj deklaratës së Ramës në konferencën e sotme në lidhje me Belinda Ballukun.

Berisha shkruan se Rama i ka nxjerrë dhëmbët drejtësisë pasi po ndjen rrezikun.

Kreu i PD shkruan se Rama i ka paralajmëruar mos ta prekin atë pasi ai është vetë Kushtetuta.

Reagimi i Berishës

Rama ndjen rrezikun, i nxjerr dhëmbët drejtësisë!

Miq, Edi Rama është i tmerruar nga Lubi Balluku dhe SMS-të që i ka dërguar Ervis Berberit për tunelin e Palloshit të gjatë.

Pasi u betua se do respektojë drejtësinë ai paralajmëroi se:

“Sa të jem unë këtu, nuk do të shihni luftëra me drejtësinë apo akuza. Por ka një kufi, kufirin kushtetues mes pushteteve të pavarura, dhe nëse lejojmë shkeljen e tij, kemi humbur diçka themelore për rendin kushtetues të republikës”.

Me fjalë të tjera Rama i thotë Belindën kurban po harroni mua sepse unë jam Kushtetuta dhe mjerë kush të kalojë kufirin. Edvin asgjë në botë nuk të shpëton nga krimet e tua të rënda.

VIDEO - DEKLARATA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA