"Grupkapitujt janë hapur në një kohë të shkurtër"/Gjuzi: Të maksimizojmë mundësitë që vijnë nga 'Plani i Rritjes"

Në një lidhje direkte në OraNews ka qenë deputetja e PS,Ilva Gjuzi e cila ka folur lidhur me çeljen e grupkapitujve të BE si dhe samitin e Planit të Rritjes.

Gjuzi ka shprehur përshtypjet e saja të kënaqshme me ecurinë e hapjes se kapitujve duke thënë se Shqipëria ka pasur një ecuri tejet të shpejtë në rrugën drejt integrimin në BE.

“Përmbyllja e hapjes se kapitujve në fillim të kësaj jave është një tregues shumë i rëndësishëm i asaj që qeveria shqiptare ka punuar në këtë periudhë.

Është hera e parë që hapja e të gjithë grupkapitujve ndodh në një periudhë kaq të shkurtër.

Në vetëm 14 muaj. Është bërë një punë shumë e madhe.”- u shpreh ajo.

Ndërkaq, ka folur dhe për samitin e Planit të Rritjes, duke thënë se është një moment që duhet punuar për të maksimizuar mundësitë që vijnë nga plani i Rritjes.