Samiti i Planit të Rritjes/ Kos paralajmëron: Në qershor do të skadojë i reformave të papërfunduara të Ballkanit Perëndimor
Në lidhje direkte për OraNews ka folur gazetari i terrenit, Bekim Bici fill pas Samitit të Planit të Rritjes ku ka përmbledhur panoramën samitit të sotëm.
Gazetari Bici ka treguar se Kos gjatë konferencës për mediat ka folur për mbështetjen që është e gatshme t’i ofrojë Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, por nuk ka lënë pa përmendur faktin që Ballkani Perëndimor ka nevojë të realizojë reformat e duhura.
“Nga ana e Marta Kos u la të nënkuptohej që do ta mbështesë gjithmonë Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor. Por nga ana tjetër, do duhet që vendet e BP të bëjnë reformat e duhura. Për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në tregun e përbashkët jo vetëm atë rajonal por dhe atë europian.
Nga ana tjetër, Kos u shpreh se në qershor do të skadojë dhe afati për sa i përket dhe reformave të papërfunduara. Duke ngritur kësisoj alarmin në vendet e Ballkanit se vijojnë të jenë ende vonë të përmbushjes së tyre.”- tha Bici për OraNews.
