VIDEO/ Qindra hektarë nën ujë ne Lezhë, deputeti Gjin Gjoni inspekton zonën e përmbytur
Zona e bregut të Matës ne Lezhe po përballet me një situatë të rëndë pas çarjes së argjinaturës së lagunës së Vainit, që ka shkaktuar përmbytjen e qindra hektarëve tokë bujqësore dhe ka rrethuar dhjetëra banesa në Mylte, Barbulloje, Spiten dhe Tresh.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ishte sot në terren ku pa nga afër dëmet e shkaktuara dhe shqetësimet e banorëve.
Sipas tij, dhjetëra familje që sigurojnë jetesën nga bujqësia dhe blegtoria po përballen me pasoja të rënda, ndërsa niveli i ujit vijon të rritet duke e përkeqësuar situatën.
Gjoni u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të ndërhyjnë menjëherë, duke theksuar se ndihma duhet të jetë jo vetëm emergjente, por edhe afatgjatë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dëmeve.
Ai nënvizoi se kjo situatë ishte e paralajmëruar prej kohësh, por ka munguar vëmendja e duhur nga pushteti vendor dhe ai qendror për të investuar në zonat problematike të kullimit.
‘Është koha që këto problematika të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi, në mënyrë që banorët të mos përballen më me të njëjtat drama,’ deklaroi deputeti Gjoni.

