Parashikimet e ekspertëve, probabiliteti i Shqipërisë për t’u kualifikuar në Botëror
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 21:02
“We Global Football” ka bërë parashikimet për skuadrat që do të luajnë në play off-in e Botërorit.
Ekspertët e statistikave në Grupin B, kanë vlerësuar Shqipërinë me 10.0% që mund të kualifikohet në Kupën e Botës.
Sipas parashikimeve, Ukraina ka shansin më të madh për të avancuar nga rruga B, me një probabilitet prej 42.6%.
Polonia është në vendin e dytë me një rezultat prej 26.3%, ndërsa Suedia vlerësohet me 21.1%.

