Trajneri i Polonisë: S’mund të ankohemi se na ra Shqipëria, jemi favoritë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2025, 15:40
Pas shortit foli për mediet polake, edhe trajneri i Polonisë, Jan Urban, i cili komentoi cilësinë e skuadrës shqiptare:
“Mendoj se nuk duhet të ankohemi. Luajmë ndeshjen e parë në shtëpi dhe jemi favoritë.
Sigurisht në një ndeshje të vetme mund të ndodhë gjithçka, por duhet të shfrytëzojmë fushën tonë për të shkuar në finalen e play off-it,” deklaroi ai.
“Shumë lojtarë të Shqipërisë luajnë kryesisht në Serinë A.
Sylvinho vjen nga një kulturë futbolli teknik dhe kështu luan edhe skuadra e tij.
Por do t’i analizojmë.
Kemi kohë të mjaftueshme dhe këto katër muaj janë shumë në futboll,” shtoi Urban për “Meczyki”.
