Botërori 2026/ Allaraj: Shqipëria në një fazë historike, kureshtje e madhe për Play Off-in e Botërorit

Gazetari Erjon Allaraj, i ftuar në studion e lajmeve në "Ora News", komentoi pritshmëritë dhe emocionet që shoqërojnë rrugëtimin historik të Shqipërisë drejt Play Off-it të Kupës së Botës.

"Kurioziteti është i madh pasi është hera e parë që arrijmë në një fazë të tillë, në një Kupë Bote.

Shqipëria është ndër të vetmet ekipe në këtë Play Off që nuk ka provuar kurrë të jetë në një Play Off qoftë europian qoftë Kupë Bote dhe kurioziteti është i madh për të parë sesi do të paraqitemi në Mars apo dhe se kush do të jenë rivalët tanë", u shpreh Allaraj.