'Play-off' i Botërorit/ Duro: Polonia skuadër e fortë, por e kemi mundur. Kemi shanset tona
Ish-trajneri, Shpëtim Duro në një intervistë në emisionin ‘’Sport Focus’’ në Ora News u shpreh se Polonia me të cilën Shqipëria do përballet në sfidën e parë në play off të botërorit është një skuadër e fortë por është edhe një skuadër që e kemi mundur kohët e fundit.
Duro: Ne kemi arritur një objektiv shumë madhor duke shkuar për herë të parë në play off.
Por i thonë një fjale oreksi vjen duke ngrënë.
Sigurisht të katër skuadrat janë të forta.
Mendoja ngaqë jemi përballur shumë herë me Poloninë këto kohët e fundit edhe me Sllovakinë mendoja ose Polonia ose Sllovakia.
Edhe Polonia skuadër e fortë, jo se është e përshtatshme por është një skuadër që ne kemi luajtur edhe kemi fituar këtu që mund të përballemi me dinjitet dhe të kemi shanset tona.
Polonia pas problemeve që patën ndërroi trajnerin.
U rikthye edhe Leëandoëski që është një pikë e fortë.
Ka një moment të mirë, kanë arritur dy barazime me kryesuesen e grupit, Hollandën. Është takim i fortë.
