HIDHET SHORTI/ Mësohet kundërshtari i Shqipërisë, goglat vendosën edhe për rivalin e Kosovës në “Play-Off” (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Poloninë në gjysmëfinalen e play-off-it të Botërorit 2026. Në shortin e play-off-it të hedhur sot në selinë e FIFA-s në Zyrih, goglat pozicionuan Shqipërinë përballë Sllovakisë.

Ky takim do të luhet më 26 mars 2026, ndërsa kuqezinjtë kanë mësuar edhe kundërshtarin e mundshëm për finalen e play-off-it.

Nëse Shqipëria kalon me sukses Poloninë, në finalen e play-off-it që të dërgon në Botërorin 2026 do të luajë ndaj fituesit të çiftit Ukrainë/Suedi. 

HIDHET SHORTI/ Mësohet kundërshtari i Shqipërisë, goglat

Kosova ndërkohë të përballet në gjysmëfinale me Sllovakinë, një sfidë që Dardanët do ta luajnë në transfertë më 26 mars. Dueli pritet të jetë tepër i fortë, por ekipi ka treguar se mund të rivalizojë me çdo kundërshtar.

Shorti i “play off” për zonën europiane

HIDHET SHORTI/ Mësohet kundërshtari i Shqipërisë, goglat

Në rast kualifikimi, Kosova do të luajë finalen kundër fituesit të çiftit Turqi – Rumani, duke pasur kështu edhe një pengesë të fundit përpara se të shkruajë faqen më të rëndësishme në historinë e saj.