Një vit pa Martinin/ Halimi: Prindërit duhet të kërkojnë më shumë llogari
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2025, 20:13
Në emisionin “Epiqendër”, të moderuar nga gazetarja Sonila Musai, u diskutua këtë të martë tema “Një vit pa Martinin… Çfarë duhet të ndryshojë në shkolla, në familje dhe në shoqëri?!”, në kujtim të 14-vjeçarit Martin Cani, i cili humbi jetën një vit më parë pas një konflikti mes bashkëmoshatarëve.
E ftuar në studio ishte Arbjola Halimi, psikologe klinike, e cila vuri në pah nevojën urgjente për ndërhyrje më të fuqishme nga komuniteti i prindërve dhe institucionet arsimore.
Psikologia theksoi rëndësinë e krijimit të mekanizmave që monitorojnë sjelljet dhe sigurinë e fëmijëve në shkolla, si dhe forcimin e komunikimit mes familjes dhe institucioneve.
