NGJARJA/ Vr*sja e Stiven Toshkëzit, Gjykata e Apelit dënon Axel Hoxhaj me 12 vite burg

\

Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dënuar me 12 vite burg Aksel Hoxhën, i fajësuar për vrasjen e 20-vjeçarit Stiven Toshkezi.

Vendimi i Apeli ka zbutur masën e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë me 18 vite burg.

Toshkezi u godit për vdekje me thikë (hanxhar) pas shpine. Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2023 afër gjimnazit Partizani, ndërkohë për krimin në pranga veç Axel Hoxhajt ra edhe shoku i tij, E.M.

Si ndodhi vrasja e 20-vjeçarit?

Vrasja e 20-vjeçarit dyshohet se ishte derivat i një konflikti të mbartur me dy të rinjve, pasi më parë ishin konfliktuar edhe fizikisht për një vajzë, që ishte angazhuar në një lidhje dashurie me Toshkëzin.

Ishte Axel Hoxhaj, i cili së bashku me mikun e tij dyshohet se i zuri pritë të ndjerit shumë pranë banesës së tij. Rreth dy javë më parë 20-vjeçari e kishte rrahur atë pas një përplasje fizike në afërsi të Rrugës së Elbasanit, sepse i ngacmonte të dashurën e tij.

Të rinjtë e kishin lënë që të takoheshin mbrëmjen e së hënës për t’u sqaruar. Toshkëzi, i cili sapo kishte mbyllur punën si montazhier në një televizion në kryeqytet ra në pritën e dy 18-vjeçarëve, me Hoxhajn që sipas raportimeve e ka goditur me një hanxhar ose thikë të madhe në pjesën e brinjëve duke i shkaktuar vdekjen.