Dosja “Metamorfoza”/ 38.6 vite burg për Behar Bajrin dhe 4 të tjerët, shtyhet vendimi për Pëllumb Gjokën. Lirohen (me faj) Prokurori dhe ish- kreu i Operacionales

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur sot vendimet për një pjesë të të pandehurve në dosjen “Metamorfoza”, hetim i ngritur nga SPAK mbi komunikimet e përgjuara në aplikacionin e enkriptuar SKY ECC, ku sipas prokurorisë dokumentohen lidhje të grupeve kriminale me zyrtarë të drejtësisë dhe të policisë.

Mësohet se GJKKO ka vendosur dënimin me 10 vite burg të Edmond Prekës, ndërsa Behar Bajri është dënuar me 13 vite burgim.

Por të pandehurit do të përfitojnë ulje të dënimit për shkak se gjykata ka pranuar gjykimin e shkurtuar. Bajri do të dënohet përfundimisht me 8.8 vite burg. Ai akuzohet edhe për korrupsion ndaj gjyqtarëve.

Ndërsa Oltion Bistri ka dalë i pafajshëm për akuzën e pastrimit të parave dhe korrupsionit. Ndërsa vendimi për Pëllumb Gjokën dhe Ardit Hasanbegajn do të jepet më 2 dhjetor.

Pëllumb Gjoka– vendimi do jepet më 2 dhjetor pasi avokatët e tij nuk kanë bërë mbrojtjen

Edmond Preka- 10 vite burg, me gjykim shkurtuar zbret në 7 vite, burg i sigurisë së lartë

Behar Brajovic (Bajri)- 13 vite burg, me gjykim shkurtuar zbret në 8.8 vite, burg i sigurisë së lartë

Astmer Bilali- 8 vite e 6 muaj, 5.8 me gjykim të shkurtuar, burg i sigurisë së lartë

Ardit Hasanbegaj- vendimi do jepet më 2 dhjetor pasi avokatët e tij nuk ka bere mbrojtjen

Xhevair Lita- 5 vite burgim, me gjykim shkurtuar zbret në 3.4 vite, shuarje e masës “arrest në burg”, lirim i menjëhershëm për shkak se e ka shlyer dënimin

Oltion Bistri– shpallet i pafajshëm për akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave, fajtor për “zbulim të akteve ose të dhënave sekrete”, dënohet me 2 vite. Shuarje e masës “arrest me burg” dhe lirim të menjëhershëm.