Parashikimi i motit për sot dhe nesër

Gadishulli i Ballkanit goditet nga një sistem i fuqishëm vranësirash, duke sjellë reshje intensive dhe erëra të forta gjatë 24 orëve, me rrezik përmbytjesh në shumë zona.

Përkeqësohet situata edhe në Balltik dhe Europën Lindore, ku priten reshje shiu dhe dëbore me intensitet të lartë si pasojë e një qendre të fuqishme ciklonare në verilindje të kontinentit.

Ndërkohë, nën ndikimin e masave ajrore  të qëndrueshme mbeten gadishulli Skandinav, ishujt Britanikë dhe vendet Perëndimore,

Do të njihemi tani me kushtet e motit për vendin tonë.

Sipas MeteoAlb: Një stuhi ciklonare në perëndim të Ballkanit sjell reshje e stuhi ere që në mëngjes, më të dendura në veri dhe qender.

Pasditja sjell intesifikim te reshjeve deri ne mesnate në të gjithë vendin duke rrezikuar përmbytje në disa zona. Temperaturat e ajrit do te luhaten nga 7°C në 21°C. Era do te fry e fortë, mbi 85 km/h ,me dallgëzim mbi 6 ballë.

Do të njihemi tani me kushtet e motit për ditën e nesërme në Europë.

Aktivizimi i ciklonit të Islandës sjell reshje të dendura shiu dhe stuhi të forta në Britaninë e Madhe dhe brigjet veriperëndimore të kontinentit.

Po ashtu, stuhi të fuqishme me shira intensive priten në gadishullin e Ballkanit.

Ndërsa Europa Qendrore, gadishulli Iberik dhe gadishulli Skandinav mbeten nën kushte të qëndrueshme atmosferike, me kthjellime dhe vranësira të pakta përgjatë ditës.

Njihemi tani me kushtet e motit për vendin tonë për ditën e nesërme.

Sipas MeteoAlb: Shqipëria vijon nën ndikimin e reshjeve intensive, duke shkaktuar probleme me përmbytjet në shumë qarqe, veçanërisht në Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Vlorë.

Edhe pasditja paraqitet me të njëjtat kushte, ndërsa rënia e intensitetit të reshjeve pritet vetëm në orët e vona. Temperaturat ulen, duke u luhatur nga 5°C në 19°C.

Era do të fry e fortë nga jugu mbi 70 km/h, me dallgëzim deri 6 ballë.