Aneo Hila: Vra*ja e Martin Canit na theu besimin te siguria në shkolla
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2025, 20:03
Në emisionin “Epiqendër”, moderuar nga gazetarja Sonila Musai, ishte i ftuar Aneo Hila,prind i cili foli me dhimbje për humbjen tragjike të Martin Canit, 14-vjeçarit që u nda nga jeta një vit më parë pas një konflikti mes bashkëmoshatarëve.
Ai e përshkroi ngjarjen si një dramë të rëndë.
Kjo ngjarje ngriti shumë këmbana alarmi për ne si prindër sa i përket sigurisë së fëmijëve tanë dhe na ka thyer besimin, u shpreh Hila gjatë intervistës.
Ngjarja e rëndë e ndodhur një vit më parë vijon të rikthehet në vëmendje si një thirrje e fortë për masa më të rrepta sigurie dhe parandalimi.
