Përplasje në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes, Noka përjashtohet me 10 ditë nga Kuvendi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, është përplasur me drejtorin e Policisë së Shtetit dhe kryetarin e komisionit për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes.

Socialisti Bledi Çuçi, pas debateve, ka përjashtuar nga komisioni deputetin demokrat Flamur Noka.

Më pas ai i ka kërkuar Kuvendit ta përjashtojë me 10 ditë Nokën nga punimet e Kuvendit.

Për shkak se demokrati nuk është larguar nga mbledhja, Komisioni është ndërprerë për t’u mbledhur sërish sapo të qetësohet situata.