Sali Berisha e ka me nxitim, afron datën për '21 janarin', ja kur do merret në pyetje

Sali Berisha është thirrur këtë të premte, më 21 nëntor, për t’u pyetur si person që ka dijeni për ngjarjet e “21 Janarit”.

Me anë të mbrojtësit të tij ligjor, Genci Gjokutaj, Berisha ka kërkuar shtyrjen e marrjes në pyetje për një datë tjetër, duke argumentuar se do të ndodhet jashtë territorit të vendit.

Pavarësisht kërkesës, Berisha pritet të pyetet të mërkurën, në orën 09:00, në SPAK, lidhur me çështjen e 21 Janarit, pasi data është afruar për shkak të angazhimeve të tij jashtë vendit.