Aksidentoi 86-vjeçarin i cili po lëvizte me biçikletë, shoqërohet në komisariat drejtuesi i automjetit në Shkodër

Një aksident rrugor ka ndodhur në orë e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”. Një 38-vjeçar ka përplasur një të moshuar, i cili po lëvizte me biçikletë. 

86-vjeçari është dërguar menjëherë drejt ambienteve të spitalit për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.

Njoftimi i policisë

Një aksident ka ndodhur në orë e para të mëngjesit, në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”. Automjeti me drejtues shtetasin I. B., 38 vjeç, është përplasur me biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi M. M., 86 vjeç. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 86-vjeçari, i cili po merr mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën. Me shoferin e makinës po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.