45-vjeçari gjendet i pajetë në Maliq, donte të hynte në banesë nga muri por bluza i ngeci tek kangjellat dhe...

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Plasë të Maliqit, ku është gjetur pa shenja jete një 45-vjeçar.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese që nuk ishte e tij.

Dyshohet se ai ka tentuar të hyjë brenda territorit të banesës duke kaluar nga muri, por bluza i është ngecur në kangjella, duke shkaktuar mbytjen aksidentale.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se 45-vjeçari mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

Shërbimet e Policisë së Maliqit kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes.