Vendosi në muzë pikturën me inteligjencë artificiale! Artisti Elias Marrow çudit me veprimin e tij për të cilin nuk mori leje

Një pikturë e gjeneruar me inteligjencë artificial u gjet papritur e varur në një galeri të famshme në Mbretërinë e Bashkuar. Artisti përgjegjës Elias Marrow tha se donte të shqyrtonte se si do të reagonin institucionet dhe vizitorët ndaj veprave jashtë sistemit të zakonshëm.

Një artist vendosi fshehurazi një printim të gjeneruar nga inteligjenca artificiale në një mur të Galerisë Kombëtare të Cardiff-it,në Mbretërinë e bashkuara.

Titulluar “Empty Plate” dhe që tregon një djalë të ri me uniformë shkolle duke mbajtur një pjatë në duar, piktura false u vendos nga Elias Marrow në kohën kur nuk kishte vëzhgues në sallë.

Vizitorët që e panë raportuan, stafin i cili në momentin e parë nuk kishte asnjë informacion. Vepra, e krijuar nga inteligjenca artificiale, thoshte në përshkrimin e saj se Empty Plate përfaqëson Uellsin në vitin 2025.

I pyetur nga mediat për veprimin e tij Marrow shpjegoi se ishte i interesuar të kuptonte se si vendosin institucionet publike për atë që ia vlen të ekspozohet ose jo dhe çfarë ndodh kur diçka jashtë këtij sistemi shfaqet brenda tij.

Vendosi në muzë pikturën me inteligjencë artificiale!

Ai tha se përdorimi i inteligjencës artificiale ishte “pjesë e evolucionit natyral të mjeteve artistike”, duke shtuar se e kishte skicuar vetë imazhin përpara se ta gjeneronte me AI.

Mohoi se veprimi i tij përbënte kundërvënie të ndonjë lloji.

“Vepra nuk ka të bëjë me shqetësimin. Ka të bëjë me pjesëmarrjen pa leje. Nuk po kërkoj leje, por nuk po shkaktoj asnjë dëm”, tha ai. Marrow shtoi se vizitorët kishin reaguar mirë dhe kishin bërë fotografi të veprës.