PAMJET/ Ekspertë vendas e të huaj diskutojnë ruajtjen e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam

Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore zhvilloi në Manastirin e Shën Kollit në Mesopotam, një takim shumëpalësh me DRTK Vlorë, Qendrën Evropiane për Studime Bizantine dhe Pasbizantine (Selanik), përfaqësues të Ministrisë Greke të Kulturës dhe ekspertë të trashëgimisë kulturore.

Takimi u mbajt në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Qendrës Evropiane për Monumentet Bizantine dhe Postbizantine, me projekt pilot konservimin dhe restaurimin e pikturës murale dhe elementeve dekorativë në kishën bizantine të Shën Nikollës në Mesopotam.

IKTK bëri të ditur se, diskutimet u përqendruan në adresimin e çështjeve të reja të dala gjatë zbatimit të projektit dhe përcaktimin e hapave të mëtejshëm për ruajtjen e kësaj pasurie kulturore unike.

PAMJET/ Ekspertë vendas e të huaj diskutojnë ruajtjen e

Manastiri i Mesopotamit ngrihet në lindje të Finiqit dhe është një nga perlat e arkitekturës bizantine në vend. Kisha e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam është ndërtuar pranë rrënojave të qytetit antik të Finiqit, në një kodër piktoreske, mes dy lumenjve, Bistricës dhe Kalasës.

PAMJET/ Ekspertë vendas e të huaj diskutojnë ruajtjen e

Thuhet se në fillim ka ekzistuar një tempull pagan dhe mbi rrënojat e tij është ndërtuar kisha e Shën Kollit, e cila mendohet të jetë ndërtuar në kohën e perandorit bizantin Kostandin IX Monomaku.

Kisha e Shën Kollit ka një arkitekturë tepër të veçantë të stilit bizantin. Nga manastiri ruhen rrënojat e mureve rrethues që kapin një sipërfaqe rreth 100 m dhe kontrollohen nga 7 kulla drejtkëndëshe. Muret rrethues janë më të hershëm sesa kisha që ekziston ende.