VIDEO/ Arsi Bako është fituesja e edicionit të tretë të Festivalit të Këngës në RTK

Këngëtarja nga Tirana, me këngën "Rreze Zjarr" u vlerëësua me çmimin kryesor “Diamanti i Kaltër”, duke marrë vlerësimin maksimal nga juria dhe publiku.

Performanca e Bakos, një kombinim i energjisë rok dhe ndjeshmërisë emocionale, spikati mes dhjetë finalistëve të këtij viti.

Pas shpalljes së rezultatit, artistja u përfshi nga duartrokitjet e publikut dhe përqafimet e kolegëve, ndërsa falënderoi me emocion për mbështetjen, duke e cilësuar fitoren si një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e saj muzikor.

Në renditjen përfundimtare, vendi i dytë iu dha Florent Abrashit me baladën “Unë dhe Ti”, ndërsa Arjeta Palushaj siguroi vendin e tretë me “Andrra”, një këngë e vlerësuar për atmosferën dhe ndjesinë e saj të veçantë. Krahas çmimit kryesor, Arsi Bako u nderua edhe me “Çmimin e Kryeqytetit”, duke konfirmuar vlerësimin e gjerë për performancën e saj.

Finalja e festivalit solli një natë të pasur muzikore, ku 10 finalistët u bashkuan me emra të njohur të skenës shqiptare si Gjon’s Tears, Dren Abazi, Elvana Gjata dhe Tuna, të cilët ndezën atmosferën me performanca live.

Një mbrëmje arti dhe muzike, ku talenti i ri u ndërthur me eksperiencën, duke i dhënë festivalit në RTK karakterin e një ngjarjeje të madhe kulturore në muzikën shqiptare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTK (@rtklivecom)