VIDEO/ Numërohen mbi 50 kuti në Vlorë, Bruna Mersini e PS kryeson me 80% të votave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 23:32
Numërohen 53 kuti në Bashkinë e Vlorës ku nga rezultatet kryeson kandidatja e PS, Bruna Mersini me 80% të votave.
Deri tani, Brunilda Mersini ka marrë 2880 vota. Kandidati i mbështetur nga opozita, Dionis Sota 519 vota. Ndërsa kandidati i pavarur Gjergj Nika, 390 vota.
Sipas raportimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Vlora kishte numrin më të ulët të votuesve, me 12.54% pjesëmarrës.
