Kandidati për Vlorën, Sota për “Ora News”: Numri i votuesve ishte i ulët, por nga kampi i Partisë Socialiste
Nga OraNews Përditësimi i fundit 9 Nëntor 2025, 19:39
Kandidati i pavarur por i mbështetur nga opozita e bashkuar në zgjedhjet për kreun e bashkisë së Vlorës, Ervin Sota menjëherë pas përfundimit të procesit të votimit deklaroi mbrëmjen e sotme për “Ora News” se numri i votuesve ishte i ulët nga kampi i Partisë Socialiste.
“Kjo për arsyet që është e tepërt që ne t’i themi. Arsyeja kryesore është të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur kohët e fundit me Bashkinë, edhe precedenti me kryebashkiakun e tretë, të cilit i cenohet në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe autoriteti i tij.
Ndoshta qytetarët e kanë lexuar në këtë këndvështrim dhe ndoshta ka pasur mospjesëmarrje të krahut të Partisë Socialiste”, u shpreh Sota.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME ERVIN SOTËN
