Incidenti në Cërrik/ Komisioneri: Rasti u dërgua pranë protokollit të KZAZ

Anëtari i komisionit të qendrës së votimit ka folur ” lidhur me problematikat e hasura në Cërrik

Në një prooncim për mediat ai theksoi se përdorimi i telefonit nga vëzhguesit është dërguar pranë protokollit të KZAZ.

Ai shtoi se një tjetër keqkuptim ishte një rast ku bashkëshorti u afrua të ndihmonte gruan e tij.

 “Këtu ndodhi një keqkuptim. Vjen familjari bashkë më familjen e tij, i ati në pamundësi shoqërohet nga familjari. Po edhe bashkëshortja në pamundësi për të votuar kërkon ndihmë nga bashkëshorti. Ai u afrua dhe e ndihmoi.

Pastaj nga ana e vëzhguesit përdoret telefoni në ambientet e qendrës së votimit, qe nuk është lejueshme. Rastin e kemi dërguar pranë protokollit të KZAZ dhe do shkruajmë në protokollin e mbledhjes,” tha ai.