Maliqi: Kreshnik Hajdari drejt shkarkimit, arrestimit apo fundit me turp si Kryetar i Bashkisë së grabitur të Kuçovës

Drejtuesi politik i Partisë së Lirisë në Qarkun e Beratit, Lefter Maliqi, përmes rrjeteve sociale paralajmëron se Kreshnik Hajdari është drejt shkarkimit, arrestimit apo fundit me turp nga detyra e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë të grabitur ne 2023

REAGIMI I MALIQIT

Hajdari drejt shkarkimit, arrestimit apo fundit me turp nga detyra e Kryetarit të Bashkisë Kuçovë të grabitur ne 2023? Spektakli i Drejtësisë shqiptare me Hajdarin e famshëm! Celibashi do e shkarkojë apo do përgjigjet para Drejtësisë për “Shpërdorim Detyre”?! Kush prek apo vjedh votën e lirë nuk do e gezojë kurrë mandatin, nga hundet do i dalë.

Fitore e radhës në Gjykatën Administrative në Tiranë, së bashku me Avokatin Arben Llangozi, kundër Kryetarit të Bashkisë Kuçovë me mandat të grabitur, ku gjykata u shpreh se çështja për shkarkimin e Kreshnik Hajdarit nga detyra, nuk është kompetencë e gjykatës, por e “KQZ”-së. Komisioni i Ankimimeve në KQZ dhe Gjykata Administrative ia rikthen Celibashit për “Shkarkim nga Detyra Kreshnik Hajdarin.

Sqaroj se i dënuari Hajdari me 9 muaj burg dhe 150 orë punë të detyruar nga “SPAK”, nuk u ankimua nga ai në gjykatën e Apelit, që do të thotë se ky “Vendim i Formës së Prerë” nga “SPAK”, në bazë të Ligjit detyron Kryeministrin që ta shkarkojë si Kryetar Bashkie.

Kryeministri nuk zbaton Ligjin! Celibashi nuk e ka zbatuar deri më tani. Të shohim se si do të reagojë dhe ç’vendim do të marrë në vazhdim Celibashi. Ndërkohë që “SPAK” e dënoi, “KAS” dhe “Gjykata Administrative” na dha të drejtë dhe ja rikthyen për kompetencë sërisht Celibashit për shkarkim në bazë të Ligjit.

Kjo është ‘Drejtësia e Re’ që zvarrit gjykimin dhe hetimin derisa Hajdarit të famshëm t’i mbarojë mandati! Ne nuk do të dorëzohemi derisa Drejtësia të vihet në vend, derisa “SPAK” t’a hetojë për 11 Kallëzimet dhe t’a arrestojë. Bashkinë e grabitur të Kuçovës do t’ja kthejmë qytetarëve!