Ligji për barazinë gjinore/ Noka: Ky ligj e shkatërron përfundimisht familjen, nuk do të ketë më burrë dhe grua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2025, 21:37
Në “Drejt” nga Luan Rama, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se ligji për barazinë gjinore shkatërron përfundimisht familjen, pasi nuk do të ketë më burë dhe grua.
Noka: Ky ligj e shkatërron përfundimisht familjen, nuk do të ketë më burrë dhe grua. Por burrë, grua, gjysmë burrë dhe gjysmë grua. Është agjenda e Sorosit për shkatërrimin e familjes dhe pastaj individët janë pa bosht, duke u shndërruar në robot dhe skllevër.
Shqiptarët kanë mbijetuar sepse kanë pasur familjen, ashtu sikurse shqiptarët në Maqedoni dhe Kosovë. Të gjithë janë mbledhur rreth familjes për shekuj. Nuk und të dalë Rama dhe askush tjetër kundër Zotit. E dinë efektin që ka të njerëzit dhe po mundohen që të ta fshehin.
