Ligji për barazinë gjinore/ Noka: Nuk vjen me direktivë nga BE-ja. Gonzato po përdoret nga PS-ja

Në “Drejt” nga Luan Rama, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka tha se nuk ka asnjë direktivë të BE-së që kërkon një ligj të tillë që është shkatërrimi i familjes.

Noka: Nuk ka asnjë direktivë të BE-së që kërkon një ligj të tillë që është shkatërrimi i familjes dhe citoj, ato që ka citoi ambasadori vetë: pra, që ka qenë i martuar dhe është divorcuar, dhe tashmë jeton më një burrë. Ne e respektojmë për zgjedhjen e tij, dhe Berisha tha se nuk ka një direktivë të BE-së për ligjin.

Ne prisnim që ambasadori i BE-së të dilte dhe të thoshte se nuk ka lidhje me këtë ligj dhe se po përdoret nga mazhoranca për të sulmuar opozitën. Nuk ka homofobi dhe sulm ndaj Gonzatos dhe ai p[o përdorur për qëllime të errëta nga mazhoranca.