Projektligji për barazinë gjinore/ Gurra: Ligj i axhendës ''Woke'', është më shumë se ç'kërkon BE

Gazetari, Hysni Gurra në një intervistë në Ora News u shpreh se projektligji për barazinë gjinore është një ligj më shumë se ç’kërkon BE dhe se është një ligj i axhendës ‘’Woke’’.

Gurra: Nga sa kemi parë edhe nga diskutimet në parlament me deputetët e opozitës por edhe sa kemi lexuar vetë ligjin nuk shkruhet në asnjë nga direktivat e BE vetëindentifikimi gjinor.

Pra ky është një ligj më shumë se ç’kërkon BE.

Është ligji i axhendës ‘’Woke’’që e dimë se kush e sponzorizon dhe kush e shpërndan në të gjithë botën.

Ka dështuar në SHBA.

Ka shumë vende në Europë që nuk e kanë kështu këtë ligj.

Dhe del Shqipëria partizane sikur të ketë kryer punë me luftën kundër korrupsionit, të ketë kryer luftën me krimin e organizuar dhe ka mbetur vetëm një ligj i tillë i axhendave ‘’Woke’’ për të kaluar në parlament.

Pra në këtë këndvështrim e kam parë unë këtë. Sigurisht nuk është e mjaftueshme vetëm rezistenca e opozitës.