Deklarata e Berishës ndaj ambasadorit Gonzato! Reagon Marta Kos: Çdo sulm ndaj tij i papranueshëm, ligji për barazinë gjinore pjesë integrale e BE-së

Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, ka reaguar pas komenteve të ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadorit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.

Kos thekson se çdo sulmi është i papranueshëm dhe nënvizon se deklaratat e Gonzatos për barazinë gjinore dhe mosdiskriminimin nuk janë opinione personale, por pjesë integrale e legjislacionit të BE-së.

“Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së. Përputhja me të është pjesë e procesit të anëtarësimit në BE. Kjo nuk është një kërkesë personale e Ambasadorit të BE në Shqipëri. Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm”, shkruan Marta Kos.