Projektligji për barazinë gjinore/ Këlliçi: Mbrojmë qëndrimin që ka vetëm dy gjini, s'mund të ketë identitet të shumëfishtë
View this post on Instagram
Deputeti i PD, Belind Këlliçi në një intervistë në Ora News u shpreh se PD mbron qëndrimin se janë vetëm dy gjini, mashkull e femër dhe se identiteti i shumëfishtë gjinor është një çmenduri.
Këlliçi: E kemi bërë të qartë me dhjetra herë atë që është shqetësim dhe në fakt po tentohet të portretizohet si një kërkesë e BE, e zyrës së delegacionit të BE në Tiranë apo dhe normave ligjore europiane.
Identiteti i shumëfishtë gjinor, një çmenduri në thelb e cila është një histori që nuk i përket aspak realitetit social-shoqëror shqiptar.
Edhe vetë po të marrësh fjalorin e gjuhës shqipe janë të përcaktuara të qarta të ndara edhe termat e përcaktimet se çfarë është gjinia.
Por mbi të gjitha kjo është një çështje e ndarë që në lindje, e ndarë biologjikisht.
Padiskutim ne mbrojmë një qëndrim që ka vetëm dy gjini dhe ka gjininë mashkull dhe femër.
Nuk mund të ketë një identitet të shumëfishtë, nuk mundet që një mashkull të zgjohet në mëngjes dhe të thotë që në drekë ndihet grua apo një grua të zgjohet në mëngjes dhe të thotë masdite se ndihet mashkull.
Në thelb ne mendojmë se kjo zhbën kodin e familjes.
Kjo ndërhyrje në ligj nuk ka marrë kohën e duhur për tu konsultuar me të gjithë grupet e interesit.
Nuk mundet të ndërhyjmë në tekstet shkollore, pra kjo i hap rrugën edhe ndërhyrjes në tekstet shkollore mbi të gjitha të fëmijëve për të filluar për të edukuar fëmijët mbi identitetin gjinor.
