Memaj: Ligjet për transportin urban ekzistojnë, por nuk zbatohen
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2025, 20:10
Kryetari i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, Dashnor Memaj, ka kritikuar mungesën e zbatimit të ligjeve në sektorin e transportit publik.
Ai deklaroi se:
Transporti urban është shumë i rëndësishëm, por ligjet ekzistojnë vetëm në letër dhe nuk zbatohen praktikisht.
Mungesa e vullnetit të autoriteteve është shqetësuese.
Sipas Memajt, ata që japin udhëzime dhe rregullore nuk kanë eksperiencë praktike në transportin publik, gjë që ndikon negativisht në ofrimin e shërbimeve për qytetarët.
Ai shtoi se përmirësimi i transportit urban kërkon zbatim të ligjeve, kontroll më të rreptë dhe përfshirjen e profesionistëve që njohin sektorin në praktikë.
