Transporti urban më i shtrenjtë: Stafa nënvizon mungesën e informacionit për qytetarët
Nga Sonila Musai Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2025, 20:04
Kreu i Qendrës së mbrojtjes së Konsumatorëve Hasan Stafa, ishte i ftuar në emisionin “Epiqendër” në Ora News me gazetaren Sonila Musai ku foli rreth ankesave të qytetarëve për rritjen e çmimit për dy nga 10 linjat urbane të Bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë.
Stafa tha gjithashtu se edhe në Vlorë, çmimi i biletës është rritur me 200 lekë, nga 500 në 700 lekë gjithashtu rritje ka pësuar Shkodra dhe Lezha ndërsa qytetarët nuk janë informuar ende për ndryshimet e çmimeve u shpreh Stafa në fjalën e tij.