Memaj: Ja pse u rrit çmimi i biletës në Kamëz

Qytetarët që përdorin dy nga linjat urbane të Bashkisë Kamëz, konkretisht Kamëz–Tiranë dhe Paskuqan–Tiranë, nga 1 nëntori kanë filluar të paguajnë 50 lekë për biletë, nga 40 lekë që ishte më parë.

Ndërkohë, aboneja e këtyre linjave është rritur me 200 lekë.

Në lidhje me këtë temë, në emisionin “Epiqendër” në të gazetares Sonila Musai ishte i ftuar Dashnor Memaj, Kryetar i Shoqatës së Transportit Urban dhe Ndërqytetës, i cili deklaroi se transporti urban po përballet me vështirësi financiare.

Ai shtoi se janë bërë kërkesa të përsëritura për subvencione, dhe se nëse do të kishte mbështetje financiare, rritja e çmimit të biletës për këto dy linja do të ishte minimale, vetëm 10 lekë.

Memaj theksoi rëndësinë e subvencionimit të transportit urban, për të siguruar që qytetarët të mos përballen me rritje të mëdha të çmimeve dhe për të mbajtur stabilitetin financiar të linjave të autobusëve.