Foni: Mungesa e infrastrukturës dhe korsive pengojnë transportin urban

Në emisionin “Epiqendër” në Ora News me gazetaren Sonila Musai, ishte i ftuar Kostandin Foni, kryetar i Shoqatës Kombëtare të Transportit Qytetas.

Foni u shpreh se korsitë e dedikuara për transportin urban pothuajse nuk përdoren, pasi shpesh bllokohen nga mjetet private teksa u shpreh se shoqata ka bërë ankesa të shumta, por deri tani nuk është gjetur një zgjidhje efektive.

Si rezultat, qytetarët nuk përfitojnë nga shërbime më të shpejta dhe të sigurta në transportin urban.

Foni shtoi se përmirësimi i infrastrukturës dhe respektimi i korsive të dedikuara janë të domosdoshme për të ofruar një shërbim më të mirë dhe për të ulur kohën e pritjes për qytetarët.