"Ka alternativa për çdo person"/ Koçi: Si të fitoni 300–400 euro shtesë çdo muaj me pensionin privat

Zv/drejtori i Sigal Invest, Edmond Koçi, sqaron se si fondet e pensionit privat mund të sigurojnë një të ardhur të dytë për individët, duke plotësuar pensionin shtetëror dhe duke ofruar fleksibilitet investimi sipas mundësive financiare.

" Pensioni shtetëror ashtu siç të gjithë jemi të vetëdijshëm nuk është i mjaftueshëm për të bërë një jetë normale nga ana financiare.

Për këtë arsye ka rreth 20 vite që në Shqipëri janë krijuar fondet e pensionit privat.

Synimi i një fondi të pensionit privat është krijimi i një mundësie të anëtarëve të tij, që kur të jenë në një moshë pensioni të kenë një të ardhur të dytë, e cila i plotëson të ardhurat që kanë nga pensioni shtetëror.

Mënyra sesi krijohet një fond pensioni privat është shumë e thjesht. Çdo individ gjatë kohës që është në aktivitet pune, që ka të ardhura ekonomike, mund të vendosi që një pjesë nga të ardhurat e tij mujore, ti investojë në një fond pensioni privat.

Fondet e pensionit janë shumë fleksibël dhe krijojnë mundësitë e investimit për çdo person, pavarësisht moshës që është, mundësisë financiare.

Ka alternativa për çdo individ që do të anëtarësohet në një fond pensioni privat.

Kur një individ të arrij në moshën e pleqërisë, nëse të ardhurat gjatë gjithë jetës së tij monetare kanë qenë 1000 euro. Në moment që ai do të dal në pension ai do marr një pension rreth 300 euro. Kjo është mesatarja pak a shumë e pensionit që të jep shteti sot.

Në mënyrë që mos të bie nga 100% në 30% të ardhurave të tij normale që ka pasur gjithë jetën, kjo është një opsion që mund të investojë në një pension privat, në mënyrë që kur të dali në pension nga shteti do marr 300 euro, ndërkohë me investimin që ka bërë në pensionin privat do ketë një 300 ose 400 euro të tjera", u shpreh Koçi.