Shfr*tëzonte 2 shtetase kineze për veprimtari të paligjshme, arrestohet tutorja e tyre në Tiranë
Një 47-vjeçare kineze është arrestuar për shfrytëzim të personave, ndërsa dy bashkëkombëse të saj, 44 dhe 46 vjeç, janë proceduar penalisht për përshtatjen e ambienteve ku ushtrohej kjo veprimtari e paligjshme.
Sipas hetimeve, 47-vjeçarja ka përdorur bashkëkombëset për përfitime personale, ndërsa dy të tjera kishin krijuar kushtet në apartamentet e tyre për këtë aktivitet.
Njoftimi:
Policia e Tiranës ka goditur një rast të shfrytëzimit të prostitucionit dhe një rast i përshtatjes së ambienteve, për ushtrimin e kësaj veprimtarie të paligjshme.
Në pranga ka rënë tutorja, shtetasja kineze për shfrytëzim, si dhe janë proceduar penalisht dy shtetaset e tjera nga Kina, pasi kishin përshtatur apartamentin e tyre për këtë veprimtari kriminale.
Në kuadër të këtij operacioni:
-u arrestua shtetasja kineze F. Z., 47 vjeçe, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;
-nisi procedimi penal për shtetaset kineze D. W., 44 vjeçe, dhe L. C., 46 vjeçe, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.
Shtetasja kineze F. Z. shfrytëzonte për prostitucion, 2 shtetaset e tjera kineze, të cilat e ushtronin këtë veprimtari kriminale në apartamentin ku banonin.
Vijojnë hetimet për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
